Ushtrime dimërore për qentë

Na ndihmoni duke shpërndarë artikujt tanë!

Kur moti fillon të ftohet është mirë që të siguroheni se rutina e stërvitjes që keni me qenin tuaj është ajo e përshtatshmja. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pronarët e qenve që vuajnë nga artriti (Lexo mbi artritin tek qente), pasi një program i rregullt me ushtrime të lehta mund të ndihmojë në shëndetin dhe mobilizimin e nyjeve gjatës muajve të ftohtë.

Moti nuk duhet të përbëjë një justifikim për të mos e stërvitur qenin tuaj pasi në ditët e sotme ekzistojnë një sërë rrobash dimërore për ta që i përshtaten çdo stili dhe buxheti. Në varësi të vendit ku jetoni dhe rracës e moshës së qenit tuaj, pulovrat e tyre dimërore mund të variojnë nga një mushama e lehtë shiu tek një xhup apo një xhaketë e hollë dhe çizme për t'i mbrojtur putrat e tyre delicate nga ngricat.

Këshilla për përzgjedhjen e rrobave të qenit

  • Për të qenë të sigurt se veshja e re e qenit tuaj do t'i vijë tamam, është e rëndësishme zgjedhja e masës së duhur. Mateni qenin tuaj përpara se të dilni për t'i blerë atij rroba të reja. Masa duhet të merret nga fillimi i qafës deri në fillimin e bishtit.
  • Zgjedhja e veshjes së duhur për rracën, moshën e qenit tuaj dhe kushtet e motit përbën çelësin e problemit. Një pastor me gëzof të trashë mund të ketë nevojë vetëm për një veshje të lehtë për t'u mbrojtur nga era, por një chihuahua e moshuar mund të kërkojë një veshje më të trashë e të leshtë për t'u ndjerë rehat.
  • Me të dalë jashtë nuk duhet të luani
  • Duke shpërndarë nëpër shtëpi disa kokrra të ushqimit të tij është një mënyrë e mirë për ta vënë qenin tuaj në punë. Kjo veprimtari ndihmon në nxitjen e sjelljes së tyre hulumtuese dhe bën që qeni juaj të humbë kalori teksa ushqehet!
  • Hedhja e topit të tij përgjatë korridorit dhe të luani kukafshehti me të, janë disa mënyra të tjera të shkëlqyera për ta vënë qenin në lëvizje e për të përforcuar lidhjen tuaj në të njëjtën kohë.
  • Kur ndodheni në shtëpi, inkurajojeni qenin t'ju ndjekë nëpër shtëpi teksa ju bëni punë të ndryshme, duke marrë me vete lodrën e tij të preferuar apo pak ushqim.


Lëkura e thatë dhe rënia e qimeve

Lagështira e pakët dhe ulja pranë një ngrohëseje mund të jenë shkaktarët kryesorë të një lëkure të thatë dhe rënies së qimeve. Krehja e vazhdueshme ndihmon në largimin e qimeve të vdekura, lëkurën dhe stimulon gjëndrat e yndyrës.

Ngrohëset dhe oxhaqet

Ngrohëset me korent dhe ato me vaj duhet të përdoren vetëm kur jeni në gjendje ta mbikqyrni qenin tuaj. Pasi ato mund të shkaktojnë djegie nëse qeni shkon shumë afër tyre dhe zjarre nëse rrëzohen aksidentalisht gjatë një seance energjike loje. Nëse keni një oxhak, sigurohuni të përdorni një mburojë për të mbrojtur qenin tuaj nga shkëndijat.

Stërvisni edhe mendjen

Dimri shpesh është një periudhë e mirë për t'u marrë me seanca trajnimi si bindje, shkathtësim, madje edhe me lojrat me top. Në disa raste, 10 minuta trajnim intensiv janë të barabarta me 1 orë ecje!
Mbi të gjitha dilni dhe shijoni motin dimëror së bashku. Fytyra e lumtur e qenit tuaj teksa vrapon nëpër rrugë me veshjen e tij dimërore, do t'ia vlejë barra qeranë!



Na ndihmoni duke shpërndarë artikujt tanë!
awesome comments!

Artikuj të ngjashëm për qentë

Copyright © 2013 - Kafshë Shtëpiake