Pse qeni tund bishtin e tij

Na ndihmoni duke shpërndarë artikujt tanë!

Shumë pronarë qensh besojnë se qeni i tyre është i lumtur nëse tund bishtin, por jo gjithmonë është kështu. Tundja e bishtit mund të jetë një tregues i lumturisë së qenit tuaj, por mund të sinjalizojë gjithashtu për një gjendje tjetër emocionale.

Bishti i qenit ka një sërë qëllimesh të ndryshme për të përmbushur që nuk kufizohen vetëm në gjendjen emocionale. Ashtu siç përdoret për të komunikuar me njerëzit apo qentë e tjerë, bishti ndihmon gjithashtu në mbajtjen e ekuilibrit, të tregon më të bukur si dhe largon insektet. Bishti ndihmon edhe në komunikimin nëpërmjet aromave apo statusit shoqëror të tij si dhe i mban qentë ngrohtë në klima të ftohta (ata e mbështjellin bishtin rreth trupit dhe struken në të).
Disa këshilla nga specialisti i sjelljeve të kafshëve Dr. Jo Righetti do t'ju ndihmojnë të interpretoni më mirë lëvizjet e bishtit të qenushit tuaj:

Një bisht me vetëbesim të lartë

Bishti i mbajtur lartë dhe drejtë në ajër apo i shtrirë përgjatë kurrizit është një shenjë sigurie. Ai mund të mbahet i palëvizshëm apo mund të lëkundet lehtësisht nga njëra anë në tjetrën. Kjo tregon se qeni juaj është në gatishmëri dhe ndihet i sigurt në vetvete. Bishtat e qenve të disa rracave si Akitas dhe Pomeranians qëndrojnë natyralisht në këto pozicione.

Një bisht i kujdesshëm

Bishti i mbajtur poshtë, ndoshta edhe i future poshtë midis këmbëve të prapme është shenjë kujdesi. Qeni juaj po ndihet paksa i frikësuar apo në ankth për shkak të situatës në të cilën mund të ndodhen. Përsëri disa rraca qensh si Ëhippets e kanë karakteristikë të tyren mbajtjen e bishtit poshtë.

Një bisht i relaksuar

Kur qentë janë të relaksuar, ata zakonisht i mbajnë bishtat lartë gati për t'i tundur. Bishti mund të lëvizë nga njëri pozicion në tjetrin me shumë shkathtësi. Prandaj ndërkohë që ju i afroheni bishti i tij mund të jetë i relaksuar, e më pas të lëvizë me shpejtësi e të struket midis këmbëve të pasme teksa ju përpiqeni ta përkëdhelni. Kjo ndodh për t'ju lënë juve të kuptoni se ata nuk ndihen rehat në këtë lloj situate, prandaj jini të kujdesshëm.

Si të inkurajoni tundjen e bishtit

Shumë qen u përgjigjen një toni zëri të ëmbël e të gëzueshëm, prandaj ngrijeni pak zërin dhe flitini qenit tuaj sikur jeni vërtetë të lumtur që po e shihni. Në të njëjtën kohë, përkulini pak këmbët dhe përkëdheleni atë me butësi. Në këtë mënyrë qeni do të vijë tek ju duke tundur bishtin nga lumturia.

Ndjekja e bishtit të tyre
Ka nga ata qen që ndjekin bishtin e tyre duke luajtur. Kjo ngjall humor dhe situata qesharake, prandaj dhe pronarët e tyre shpesh e inkurajojnë këtë sjellje duke qeshur. Mirëpo, ndjekja e bishtit mund të kthehet në fiksim për qenin tuaj e të shkaktojë dëmtime serioze. Prandaj asnjëherë mos e nxisni atë të veprojë në këtë mënyrë, por spostojeni vëmendjen e tyre tëk diçka tjetër më e përshtatshme për t'u argëtuar, si psh. lojra të ndryshme.



Na ndihmoni duke shpërndarë artikujt tanë!
awesome comments!

Artikuj të ngjashëm për qentë

Copyright © 2013 - Kafshë Shtëpiake